Treg

Euro e luhatshme, e nis javën me rënie

Euro nuk arrin ta marrë veten dhe të krijojë qëndrueshmëri në tregun e brendshëm.

Edhe pse javën e kaluar monedha euro nisi me rritje, ajo e mbylli javën në trend rënës, duke çelur një javë me rënie.

Një euro është këmbyer sot në tregun e brendshëm valutor me 124.92 lekë duke rënë me 0,49 pikë nga e premtja e 1 marsit ku një euro u këmbye me 125.41 lekë.

Në një situatë të nderë politike në vend, ku biznesi i bën thirrje politikës të marrë masat për mosthellim të mëtejshëm të situatës pasi po ndikon në përkeqësimin e ekonomisë dhe të aktivitetit të tyre. Dhe në një situatë ndërkombëtare ku protestat janë përhapur në shumë vatra, teksa ekonomia parashikohet nga institucionet ndërkomëbatre që në rang global do të ngadalësojë rritjen, nuk ka shpresë për euron që të konsolidohet, aq më pak të parashikohet ecuria e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë