Gazeta si – Për UEFA-n ka vetëm një kandidaturë për organizimin e Europianit 2028. Bëhet fjalë për kandidaturën e përbashkët të Britanisë së Madhe dhe Irlandës. Sipas “The Times”, zyrtarizimi për dhënien e Euro 2028 kësaj kandidature do të bëhet më 7 prill.
Prestigjiozja britanike shkruan se është e sigurt tashmë se Britania e Madhe dhe Irlanda do të organizojnë Europianin 2028, sepse UEFA nuk ka marrë kandidatura të tjera, ndërkohë që afati kohor përfundon nesër.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet më 7 prill dhe brenda kësaj date duhet të jepen garanci nga qeveritë përkatëse për organizimin e turneut. Gjithmonë duke iu referuar të përdtishmes britanike, Italia do të kandidojë për Euro 2032 dhe do të rivalizojë me Turqinë për të fituar të drejtën e këtij kompeticioni.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




