Gazeta Si – Trajneri i Kombëtares së futbollit të femrave, Armir Grima, ka shpallur sot listën me 20 lojtaret e grumbulluara për kualifikueset e Europianit ‘Zvicër 2025’. Shqipëria bën pjesë në Grupit C5, bashkë me Estoninë dhe Luksemburgun, dhe synon kalimin në Play-off.
Vajzat kuqezi e nisin këtë edicion kualifikues në Luksemburg, më 5 prill, kurse më 9 prill do të presin Estoninë. Në listën e shpallur nga trajneri Grima bie në sy rikthimi i Klea Hamonikajt dhe Markela Bejlerit.
Skuadra jonë e nis grumbullimin më 31 mars në Tiranë, në ‘Shtëpinë e Futbollit’. Udhëtimi drejt Luksemburgut është planifikuar më 3 prill, ndërsa 2 ditë më pas luhet ndeshja në stadiumin “Émile Mayrisch”, në ora 19:30.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.