UEFA ka përzgjedhur 10 ndeshjet më interesante në Euro 2024. Ndër to është dhe sfida e grupit B, ajo mes Kroacisë dhe Shqipërisë që përfundoi 2-2.
Sipas UEFA-s këto ndeshje kanë pasur një intensitet të lartë loje, raste, spektakël, përmbysje rezultati, gola të bukur të shënuar në “frymën e fundit”.
Për sa i përket ndeshjes së dytë në grupin B, Kroaci 2-2 Shqipëri, Qazim Laçi shënoi golin e parë në minutën e 11-të dhe sulmuesi kroat Kramariç barazoi në minutën e 74-t. Dy minuta më vonë, Klaus Gjasula shënoi autogol, por mesfushori kuqezi 34-vjeçar në minutën e 5-të të kohës shtesë realizoi golin për të siguruar barazimin 2-2.
“Momenti që duhet parë: Kroacia mendoi se e kishte fituar ndeshjen deri në barazimin e vonë të Gjasulës”, shkruhet në njoftimin e UEFA-s.
Ndeshjet e tjera të përzgjedhura janë Gjermani-Skoci (5:1), Turqi-Gjeorgji (3:1), Kroaci-Itali (1:1), Holandë- Austri (2:3), Spanjë-Gjeorgji (4:1), Austri-Turqi (1:2), Gjermani-Spanjë (1:2), Spanjë-Francë (2:1), Holandë-Angli (1:2).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.