Kombetarja

Euro 2024/ Short i butë për Shqipërinë, në grup me Poloninë dhe Çekinë

Gazeta Si – Goglat e kanë thënë tashmë fjalën e tyre. Shqipëria ka njohur kundërshtarët në grup të kualifikueseve të Euro 2024, që zhvillohet në Gjermani. Kuqzinjtë bëjnë pjesë në Grupin E, bashkë me Poloninë dhe Çekinë, që janë dy skuadrat favorite. Ekipet e tjera janë Ishujt Faroe dhe Moldavia.

Grupi E i kualifikueseve te Euro 2024. Gazeta Si, 9 tetor 2022

Një short i butë mund të konsiderohet për kombëtaren tonë, pasi janë shmangur skuadra shumë më të forta. Trajneri që do të drejtojë kuqezinjtë në këto eliminatore do të ketë shanse për të bërë histori. Kuqezinjtë luajnë shanset e tyre me ekipin e Levandovskit, që e njohin shumë mirë, dhe Çekinë.

Kuqezinjte festojne golin e Uzunit ndaj Izraelit. Gazeta Si, 9 tetor 2022

Kosova ka rënë Grupin I, bashkë me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Në grupet e tjera, Franca ka rënë në një grup me Holandën, kurse Italia, si për ironi të fatit, ka rigjetur Anglinë.

SHORTI
GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji, Gjeorgji, Qipro
GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë, Greqi, Gjibraltar
GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë, Maqedoni e Veriut, Maltë
GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia, Turqi, Letoni
GRUPI E – Poloni, Republika Ceke, Shqipëri, Ishujt Faroe, Moldavia
GRUPI F – Belgjikë, Austri, Suedi, Azerbajxhan, Estoni
GRUPI G – Hungari, Serbi, Mali i Zi, Bullgari, Lituani
GRUPI H – Danimarkë, Finlandë, Slloveni, Kazakistan, Irlandë e Veriut, San Marino
GRUPI I – Zvicër, Izrael, Rumani, Kosovë, Bjellorusi, Andorra
GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë, Islandë, Luksemburg, Sllovaki, Lihtenshtejn

Dy skuadrat e para të çdo grupi shkojnë direkt në ‘Gjermani 2024’, ku ekipi vendës është i kualifikuar direkt. Tre vendet e fundit nga 24 në dispozicion do të përcaktohen nga ‘play-off’-et e Ligës së Kombeve. Eliminatoret fillojnë më 23 mars dhe përfundojnë më 21 nëntor.

Armenia dhe Azerbajxhani, Bjellorusia dhe Ukraina, Gjibraltari dhe Spanja nuk mund të binin në të njëjtin grup për motive politike, ashtu si dhe Kosova që nuk mund të ishte në grup me Serbinë dhe Bosnjën.

Për arsye klimatike nuk mund të shortohehsin më shumë se dy skuadra të Veriut apo balltike në të njëjitn grup. Për arsye distance, Kazakistani, Azerbajxhani dhe Islanda mund të ndeshen në grup me vetëm një skuadër nga ana tjetër e kontinentit.

Si ishin ndarë vazot në short
Vazo e Ligës së Kombeve: Italia, Kroazia, Holanda dhe Spanja.
Vazo e parë: Danimarka, Portugalia, Belgjika, Hungaria, Zvicra dhe Polonia.
Vazo e dytë: Franca, Austria, Çekia, Anglia, Uellsi, Izraeli, Bosnnjë Hercegovina, Serbia, Skocia, Finlanda.
Vazo e tretë: Ukraina, Islanda, Norvegjia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Mali i Zi, Rumania, Suedia, Armenia.
Vazo e katërt: Gjeorgjia, Greqia, Turqia, Kazakistani, Luksemburgu, Azerbajxhani, Kosova, Bullgaria, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut.
Vazo e pestë: Sllovakia, Irlanda e Veriut, Qipro, Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari, Estonia, Letonia, Moldavia, Malta.
Vazo e gjashtë: Andorra, San Marino, Lihtejnshtejni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë