Gazeta Si – Startojnë sot ndeshjet kualifikuese të Europianit 2024. Vëmendja është e gjitha te sfida Itali-Angli. Një sfidë që zgjat prej 90 vitesh, nga “Stadio Nazionale” i Romës, duke kaluar nëpër triumfin e ‘Wembley’-t dhe për të mbërritur te “Maradona”.
Itali-Angli është një klasike e futbollit europian, siç e ka quajtur edhe trajneri Roberto Mançini. Ai dëshiron ta nisë në mënyrën më të mirë fushatën kualifikuese të Euro 2024 dhe i ka besuar një ‘argjentinasi’, Mateo Retegui. Sulmuesi me origjinë siçiliane është naturalizuar nga trajneri, që ka pasur mungesa në sulm.
Retegui do të jetë maja e tredhëmbëshit që kompletohet nga Berardi dhe Pelegrini. Në mesfushë Zhorzhinjo është në avantazh ndaj Kristantes, ashtu si Verratti ndaj Tonali. Romanjoli dhe Skalvini luajnë për një fanellë në mbrojtje, ku dyshja e qendrës pritet të jetë Toloi-Açerbi.
Anglia vjen në këtë ndeshje me mungesat e Mount, portierit Pope dhe sulmuesit Rashford. Pritet që në sulm të luajnë Saka, Kejn dhe Foden, në mesfushë Belingam, Henderson dhe Rajs. Uollker, Shou, Meguajër dhe Stons do të jenë katër lojtarët e mbrojtjes dhe Pikford në portë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.