Euro2024

Euro 2024 / Ministria e Jashtme pranë tifozëve: Do ofrojmë shërbime konsullore në qytetet ku luhen ndeshjet

Nga Gazeta ‘Si’- Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar sot të gjithë shtetasit shqiptarë se gjatë mbajtjes së Kampionatit Europian EURO 2024, Ambasada Shqiptare në Gjermani do të ofrojë shërbime konsullore në qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet, në datat si më poshtë:

– Në Dortmund – më 14-15-16 qershor 2024, në adresën: Märkische Straße 120 (Seminar Gebaüde), 44141 Dortmund (Dhoma e Tregtisë e Dortmundit – IHK)

– Në Hamburg – më 18-19-20 qershor 2024, në adresën: Rothenbaumchaussee 133, 20149 Hamburg (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Hamburg)

-Në Dyseldorf – më 23-24-25 qershor 2024, në adresën: Bilker Str. 29, 40213 Düsseldorf (Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Dyseldorf)

Ministria thekson se projekti ka si qëllim mbështetjen e shtetasve shqiptarë, të cilët mund të përballen me mungesën e dokumenteve të udhëtimit.

Shërbimet që do të ofrohen janë leje kalimi dhe vetëdeklarim për humbje dokumenti.

-Në rast emergjencash shtetasit e interesuar mund të kontaktojnë në adresën e –e-mailit: [email protected] dhe +49 1719259782

Gjithashtu, Ministria e Jashtme deklaron se informacioni i kontaktit mund të gjendet edhe në aplikacionin #EURO2024 në rubrikën Event Companion / Host City / Stay and explore (qytetin ku jeni) / Embassy Contacts.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë