Gazeta Si – Pas Italisë, Anglia ka mundur 2-0 Ukrainën dhe udhëheq grupin eliminator të Euro 2024 me pikë të plota. ‘Tre Luanët’ nuk hasën vështirësi në këtë ndeshje, për zgjidhjen e së cilës menduan sulmuesit Kejn dhe Saka në pjesën e parë.
Kapiteni Kejn thellon kështu rekordon që arriti ndaj Italisë si shënuesi më i mirë për kombëtaren angleze. Një gol shumë të bukur realizoi më pas sulmuesi i Arsenalit, me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës. Skuadra e drejtuar nga trajneri Sauthgejt ka bërë një paraqitje shumë të mirë në dy ndeshjet e para elimatore, duke mos i diskutuar fitoret.
Gjatë ekzekutimit të himnit para ndeshjes në ‘Wembley’ pati emocione të forta. Ukrainasit zbritën në fushë me flamurin e tyre mbi shpatulla. Pastaj 22 lojtarët e dy skuadrave u përzjenë mes tyre për foton e rastit, duke vendosur në plan të parë flamurin me mbishkrimin “Peace” (Paqe).
Britania e Madhe, ashtu si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në kauzën e luftës kundër Rusisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




