Kombetarja

Euro 2023/ Kuqezinjtë e vegjël mposhtin Suedinë në ndeshjen e parë eliminatore

Gazeta Si – Shqipëria U-17 i ka nisur në mënyrën më të mirë eliminatoret e Euro 2023, që po zhvillohen në Kroaci. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku mundën 1-3 Suedinë, duke bërë kështu një start premtues për kualifikim.

Shqipëria pësoi një gol në minutat e para, më pas arriti të barazonte me Dean Vranicin. Në pjesën e dytë ishte Kashari që realizoi golin e dytë për Shqipërinë dhe në fund Vranici shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për kuqezinjtë.

Kombetarja U-17 para ndeshjes. Gazeta Si, 20 tetor 2022

Skuadra jonë e nisi ndeshjen me këtë formacion: Dervishi, Avdullari, Bakiu, Kurti, Damini, Jaku, Belloj, Bode, Vranici, Selmani dhe Sulejmani.

Ndeshjen e ndoqi nga afër edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja, kishte udhëtuar nga Italia për të parë kuqezinjtë e vegjël. Shqipëri U-17 bën pjesë në Grupin 7 të kualifikueseve, bashkë me Suedisë, Kroacinë dhe Uellsin. Ndeshja e radhës është me Kroacinë më 23 tetor, kurse e fundit me Uellsin më 26 tetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë