Kombetarja

Euro 2023/ Bushi shpall listën për Çekinë, 9 lojtarë nga kampionati ynë

Kombëtarja U-21 luan më 6 shtator në Çeki ndeshjen e radhës në kualifikueset e Euro 2023 dhe trajneri Alban Bushi ka publikuar sot listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë transfertë.

Është thuajse grupi i zakonshëm i lojtarëve që trajneri i Shpresave ka grumbulluar kohët e fundit. Bie në sy thirrja e 9 lojtarëve nga skuadra të kampionatit shqiptar, si Partizani, Tirana, Teuta, Vllaznia, Skënderbeu, por edhe nga Apolonia, Turbina dhe Akademia e Futbollit. Pjesa tjetër e lojtarëve vijnë nga skuadra të kampionateve të huaja.

Në eliminatoret e Euro 2023, Shqipëria bën pjesë në Grupin G, bashkë me Anglinë, Çekinë, Slloveninë, Andorrën dhe Kosovën. Ndeshjen e parë kuqezinjtë e vegjël e kanë pasur më Andorrën në transfertë dhe fituan 0-3. Skuadra do të grumbullohet të dielën në Elbasan dhe më 4 shtator do të udhëtojë drejt Çekisë.

Lista e lojtareve te grumbulluar nga Bushi. Gazeta Si, 27 gusht 2021

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë