Starton Euro 2020, që zhvillohet me një vit vonesë për shkak të pandemisë, por që është vendosur që të quhet sërish kështu. Është Europiani i parë në histori që zhvillohet në 11 vende të ndryshme dhe jo në një vend të vetëm organizator. Është po ashtu i dyti në histori me formulën e 24 skuadrave të ndara në 6 grupe me nga 4. Kalojnë më tej dy të parat e çdo grupi, por edhe 4 të tretat më të mira. Pastaj 1/8-at, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalja në “Wembley”.
Specialistët kanë kuotuar Francën kampione bote si kandidate kryesore për fitimin e trofeut. Skuadra e Deshamp, me lojtarë me shumë përvojë dhe me talentin Mbape, ka shanset më të mëdha për t’i shkruar deri në fund garës, por nuk mund të nënvlerësohen asnjëherë Gjermania, Anglia, Spanja dhe Italia. Grupi F, ku bën pjesë Franca, është edhe më i forti, pasi në të bëjnë pjesë edhe Gjermania, Portugalia dhe Hungaria.
Finlanda, Hungaria, Skocia, Uellsi dhe Maqedonia e Veriut janë skuadrat që kanë surprizuar me kualifikimin e tyre për në fazën finale të këtij Europiani, ku për arsye të ndryshme do të mungojnë yje si Serxhio Ramos, Van Dijk, Haland e të tjerë.
Hapet me Turqi-Itali, finalja në Londër. Grupet dhe kalendari
Ndeshja inauguruese e Euro 2020 është Turqi-Itali dhe po zhvillohet në “Olimpico” të Romës. Një muaj më pas, më 11 korrik, luhet finalja në Londër, pas një kompeticioni itinerar që zhvillohet në vende të ndryshme, që janë Italia, Rusia, Holanda, Anglia, Spanja, Gjermania, Danimarka, Hungaria, Rumania, Azerbajxhani dhe Skocia. Janë 24 kombëtaret, të ndara në 6 grupe, në garë për t’i marrë kurorën Portugalisë, kampiones në fuqi.
Grupet
Grupi A (Romë/Baku): Turqi, Itali, Uells, Zvicër
Grupi B (Kopenhagen/Shën Pietërburg): Danimarkë, Finlandë, Belgjikë, Rusi
Grupi C (Amsterdam/Bukuresht): Holandë, Ukrainë, Austri, Maqedoni e Veriut
Grupi D (Londër/Gllasgou): Angli, Kroaci, Skoci, Çeki
Grupi E (Sevelje/Shën Pietërburg): Spanjë, Suedi, Poloni, Sllovaki
Grupi F (Monako/Budapest): Hungari, Portugali, Francë, Gjermani
Kalendari i fazës në grupe
11 qershor
Grupi A: Turqi-Itali (21:00, Romë)
12 qershor
Grupi A: Uells-Zvicër (15:00, Baku)
Grupi B: Danimarkë-Finlandë (18:00, Kopenhagen)
Belgjikë-Rusi (21:00, Shën Pietërburg)
13 qershor
Grupi D: Angli-Kroaci (15:00, Londër)
Grupi C: Austri-Maqedoni e Veriut (18:00, Bukuresht)
Holandë-Ukrainë (21:00, Amsterdam)
14 qershor
Grupi D: Skoci-Çeki (15:00, Gllasgou)
Grupi E: Poloni-Sllovaki (18:00, Shën Pietërburg)
Spanjë-Suedi (21:00, Sevilje)
15 qershor
Grupi F: Hungari-Portugali (18:00, Budapest)
Francë-Gjermani (21:00, Mynih)
16 qershor
Grupi B: Finlandë-Rusi (15:00, Shën Pietërburg)
Grupi A: Turqi-Uells (18:00, Baku)
Itali-Zvicër (21:00, Romë)
17 qershor
Grupi C: Ukrainë-Maqedoni e Veriut (15:00, Bukuresht)
Grupi B: Danimarkë-Belgjikë (18:00, Kopenhagen)
Grupi C: Holandë-Austri (21:00, Amsterdam)
18 qershor
Grupi E: Suedi-Sllovaki (15:00, Shën Pietërburg)
Grupi D: Kroaci-Çeki (18:00, Gllasgou)
Angli-Skoci (21:00, Londër)
19 qershor
Grupi F: Hungari-Francë (15:00, Budapest)
Portugali-Gjermani (18:00, Mynih)
Grupi E: Spanjë-Poloni (21:00, Sevilje)
20 qershor
Grupi A: Itali-Uells (18:00, Romë)
Zvicër-Turqi (18:00, Baku)
21 qershor
Grupi C: Maqedoni e Veriut-Holandë (18:00, Amsterdam)
Grupi C: Ukrainë-Austri (18:00, Bukuresht)
Grupi B: Rusi-Danimarkë (21:00, Kopenhagen)
Finlandë-Belgjikë (21:00, Shën Pietërburg)
22 qershor
Grupi D: Çeki-Angli (21:00, Londër)
Grupi D: Kroaci-Skoci (21:00, Gllasgou)
23 qershor
Grupi E: Sllovaki-Spanjë (18:00, Sevilje)
Suedi-Poloni (18:00, Shën Pietërburg)
Grupi F: Gjermani-Hungari (21:00, Mynih)
Portugali-Francë (21:00, Budapest)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.