Gazeta Si – Të gjithë shpresonin për pak fat në shortin e grupeve të Europianit, sidomos futbollistët e Kombëtares, që janë aktorët në fushë. Por goglat u treguan të pamëshirshme me Shqipërinë, duke i rezervuar grupin më të fortë të ‘Gjermani 2024’.
Etrit Berisha, portieri titullar i Shqipërisë, e ka marrë pak me humor shortin e sotëm. Ai ka postuar në rrjetet sociale grupin e Shqipërisë, të shoqëruar me një emoji të qeshure, ndërsa në fund ka shtuar edhe… Brazilin.
Një mënyrë për të thënë dhënë mesazhin se short më të vështirë se kaq vetëm po të ishte Brazili mund të kishte. Berisha ishte ndër futbollistët e parë që reaguan pas shortit. ‘Gardiani’ kuqezi mbron portën e Empolit aktualisht dhe Italinë e njeh mirë, sepse ka kaluar gjithë karrierën në këtë vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.