Me përditësimin e ri të provës së aksioneve, rrjeti Ethereum ka reduktuar masivisht sasinë e kriptomonedhave të reja.
U bë një javë qëkur zhvendosja e Ethereum mbaroi. Nga festa në pendim, këto 7 ditë kanë qenë një xhiro me pengesa për investitorët e kriptove. Blockchain-i i dytë më i madh në botë finalizoi procesin pas tetë vitesh. Por të hënën ata u zgjuan për të parë pikën më të ulët të çmimit të kriptomonedhës që nga korriku. Ether shitej me 1.700 atëherë dhe tani mezi qëndron në 1.300. Rënie patën edhe monedhat e tjera digjitale, Bitcoin, Dogecoin, Solana, Cardano etj.
A bëri Ethereum gati varrin e vet dhe tërhoqi dhe tregun e kriptove në të?
Të dhënat tregojnë se financimet për Ether janë ende negative. Ato nënkuptojnë pagesat midis blerësve dhe shitësve për të ardhmen. Kur ato shfaqen negative, shitësit drejtojnë tregun pasi ata u paguajnë blerësve një prim. Normat e financimit shpesh mund të përdoren për të matur ndjesinë e tregut.
Shumë investitorë kishin mbyllur pozicionet e tyre pak orë para ndryshimit, që trego se ata kishin për të shitur vetëm kontratat e shkuara dhe duke i paraprirë ndryshimeve apo revoltave të reja.
Për një kohë afat të gjatë, zhvendosja nuk është pasojë negative pasi është jashtëzakonisht pozitiv. Mbi 99% më miqësor ndaj karbonit, mund të përqafohet më shpejt nga institucionet. Kjo i jep kapitalit të tregut të Ethereum shumë më tepër hapësirë për t'u rritur, pasi në fund të fundit janë institucionet dhe llogaritë masive që lëvizin veprimin e çmimeve të tregut.
Në terma të menjëhershëm, ky veprim i çmimit ka qenë një kujtim i trishtë se ne jemi ende në një treg të dobët.
Pir investitorët e thjeshtë, përditësimi nuk duhet të thotë asgjë. Transaksionet janë më të shpejta dhe kostot janë më të ulëta dhe në fakt supozohet të rrisë edhe çmimin e kriptomonedhave.
Pra, a është koha e duhur për të blerë Ethereum?
Bazuar në perspektivat e ekspertëve, Ethereum 2.0 supozohet të krijojë një fortesë për industrinë DeFi dhe Web 3.0, duke i lënë pak hapësirë Bitcoin-it që të mbretërojë si kriptomonedha më e madhe në botë./Analyticsinsight
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.