Shendet

Ethe, dhimbje koke dhe probleme me zemrën. Efektet anësore të panjohura nga injektimi i botoks

Një në gjashtë persona që kanë injektuar botoks në fytyrën e tyre vuajnë nga komplikime të tilla si mavijosje, dhimbje koke, të përziera dhe muskuj “të ngrirë”, ka zbuluar një studim mbi trajtimin kundër plakjes.
Hulumtimi tregon se injeksionet e botoks në fytyrë për arsye kozmetike mund të prodhojnë gjithashtu efekte anësore duke përfshirë ngurtësimin e muskujve, dhimbjen, marramendjen dhe madje edhe goditjet në zemër. Gjetjet të cilat autorët i kanë ndarë në revistën britanike “Observer”, kanë ripërtërirë thirrjet për rregullim më të rreptë të përdorimit të substancës, e cila administrohet në klinikat e bukurisë dhe heq përkohësisht shenjat e plakjes.
Gjetja e një përqindjeje prej 16% të komplikimeve me procedurën është shfaqur në një studim të ndërmarr nga katër mjekë në spitalet Royal Free dhe St Thomas në Londër, konkretisht tre janë kirurgë plastikë dhe të gjithë janë studiues akademikë.
Ekspertët zbuluan se, vetëm 188 “reaksione të padëshiruara” janë raportuar gjatë 29 viteve të fundit. Autoriteti i standardeve profesionale për industrinë e trajtimit kozmetik në Britani ka paralajmëruar se një numër kaq i vogël tregonte se profesionistët e shëndetit dhe terapistët e bukurisë që administronin botoksin nuk po raportonin ato që mund të jenë një numër shumë i madh i efekteve anësore të pakëndshme.

David Zargaran, autori kryesor i studimit, tha se ishte befasuar kur kishte gjetur një numër kaq të ulët incidentesh të raportuara në rregullatorin britanik të barnave (MHRA).
“Ishte befasuese pasi barazohet me më pak se 10 ngjarje negative në vit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Unë besoj se baza e të dhënave MHRA e komplikimeve është një nënvlerësim domethënës i numrit total të komplikimeve.”
Zargaran dhe ekipi i tij gjetën një shkallë të përgjithshme të komplikimeve prej 16% kur analizuan 30 studime që përfshinin 17,352 injeksione botoks në fytyrë. Reagimet e këqija më të zakonshme përfshinin reaksione të lokalizuara të lëkurës si mavijosje (5%), dhimbje koke (3%) dhe paralizë të fytyrës (2%), në të cilat janë pjesë të fytyrës si qepallat ose vetullat.
Raportet e reagimeve negative të dorëzuara në MHRA midis 1991 dhe 2020 përshkruanin se si 188 marrësit e botoksit kishin përjetuar gjithsej 481 efekte anësore midis tyre, gjë që tregon se njerëzit që vuajnë nga komplikime dhe shpesh kanë disa prej tyre.
Ata treguan se në 53 nga 188 raportet (28%) pacientët kishte simptoma të ngjashme me gripin ose të dridhura, ndërsa në 51 raste (27%) ata kishin dhimbje koke ose migrenë. Përveç kësaj, një në pesë raporte përmendën reaksione të lëkurës si mavijosje, ose ngurtësi muskulore, dobësi ose dhimbje, ose dizestezi, e cila është një ndjesi shpimi gjilpërash ose djegieje. Më seriozisht, 25 studime raportojnë simptoma të detajuara kardiovaskulare që variojnë nga presioni i lartë i gjakut deri te rrahjet e shpejta jonormale të zemrës dhe sulmet në zemër. Sipas raportimit një numër i vogël pësuan gjithashtu një reaksion anafilaktik ose infeksion plagë si celuliti.
Profesor David Sines, kryetar i Këshillit të Përbashkët për Praktikuesit e Kozmetikës në Britani, një mbikëqyrës i industrisë që bën fushata për kontrolle më të forta mbi Botox, tha se studimi i ri nënvizoi se trajtimi mund të jetë i rrezikshëm.
“Klinikat që administrojnë botoks duhet të licencohen dhe të kërkohet të raportojnë të gjitha komplikimet si kusht për marrjen e licencës së tyre”, tha Sines.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë