Futboll

Është zyrtare: Pochettino nuk është më trajner i PSG

Zyrtarisht, Mauricio Pochettino nuk është më trajner i Paris Saint-Germain. Klubi parizien e ka bërë të ditur vendimin për trajnerin argjentinas me anë të mediave sociale.

“PSG konfirmon se Mauricio Pochettino ka përfunduar rolin e tij në klub. Klubi falënderon Mauricio Pochettino dhe stafin e tij për punën e bërë dhe i uron atyre më të mirat në të ardhmen”.

Pochettino ka mbërritur në Paris në janar 2021 për të zëvendësuar Tuchelin. Ish-trajneri i Tottenham arriti të fitonte me klubin një kampionat, një kupë francize dhe një superkupë duke “harruar” zhgënjimet si eleminimi në Champions League.

Me PSG ai mori 55 fitore, 13 barazime dhe 15 humbje.

Emri i ri që po përflitet si trajneri pasardhës është Cristophe Galtier, ish-trajneri i Nice.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë