Një reklamë që përshkruante Davidin është censuruar si e papërshtatshme në Skoci.
Billbordi ishte për të promovuar restorantin italian Barolo, që i përket grupit Drg, i cili ndodhet në qendër të Glasgow. Imazhi i Davidit të Michelanxhelo nuk plotësonte parametrat strikte të vendosura nga agjencia Globale, përgjegjëse për hapësirat reklamuese dhe cilësohej shumë lakuriq. Grupi Drg tha se fillimisht nuk po e kuptonte se pse po ndalohej reklama që tregonte skulpturën me një fetë pica dhe fjalët “nuk ka asgjë më italiane” dhe më pas u përpoq për të gjetur një zgjidhje.

“Na u kërkua për një version të dytë dhe përfundimisht, me shumë përpjekje, u arrit një marrëveshje duke treguar skulpturën e prerë në bel. Duket se kemi bërë pak bujë”, ka komentuar restoranti në Facebook.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



