Trajneri i Napolit, Antonio Conte ka lavdëruar kapitenin e Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes së kësaj fundjave në Serie A.
Napoli pret Romën në ndeshjen e javës së 13 në Serie A, ku synon t’i kthehet fitores për të ruajtur pozicionin e vendit të parë në tabelë.
Para kësaj ndeshje të rëndësishme, trajneri Conte është pyetur për dyshen e qendrës së mbrojtjes, Amir Rrahmani dhe Alessandro Buongiorno, ku ka zgjedhur fjalët më të mira për të dy.
“Alessandro, duke marrë parasysh moshën e tij, ka margjina të gjera dhe po përmirësohet në shumë aspekte…, kur i tregon diçka e absorbon menjëherë”.
“Pranë tij ka fatin të ketë dikë si Amiri që është një ushtar, një robot, është i kalibruar, është kompjuter, më ka befasuar se është shumë punëtor”.
“Duhet t’i thuash gjërat, por ai i ruan dhe i bën menjëherë. Unë jam i lumtur për ta”, përfundoi trajneri i Napolit.
Kapiteni i Kosovës ka luajtur në 12 ndeshjet e para të këtij sezoni, të gjitha nga 90 minuta, duke qenë lojtari më i rregullt i Contes në formacion. /Telegraf
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.