Politike

Escobar: Shpresoj që anëtarësia e PD të shkëputet nga Berisha

Zv.ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar thotë se ka një marrëdhënie të mirë me Partinë Demokratike, por shpreh trishtim për gjendjen në të cilën ndodhet kjo parti aktualisht.

Në një intervistë për gazetën greke “To Vima”, Escobar bën thirrje që anëtarësia e PD-së të shkëputet nga Sali Berisha.

“Shpresoj që anëtarët e PD-së dhe populli shqiptar të refuzojnë të kaluarën dhe të shikojnë nga e ardhmja. Shpresoj që ajo që ndodhi të mos rikthejë ditët e këqija, kur korrupsioni karakterizonte pikëpamjen e shumë njerëzve në rajon për Shqipërinë”, ka deklaruar ai.

Në këtë intervistë, Escobar përsërit mbështetjen amerikane për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa thotë se në ndikimet ‘dashakeqe’ të treta nuk përfshihet Turqia.

“Jam shumë i shqetësuar për ndikimet dashakeqe ruse dhe kineze. Unë nuk e përfshij Turqinë në këtë kategori. Turqia është një anëtare e NATO-s, ajo ndihmon në ruajtjen e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu ka punuar shumë për të sjellë investime në rajon”, tha diplomati amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë