Gabriel Escobar, emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi, ka folur rreth ndikimit të planit franko-gjerman në stabilitetin e rajonit.
Escobar tha se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë mbetet kyç për rajonin.
“Sepse pushtimi i pajustifikuar dhe brutal i presidentit rus Vladimir Putin, dhe ndikime tjera malinje synojnë të mbjellin ndarje”, theksoi ai për gazetën malazeze Mina.
Sipas tij, normalizimi i marrëdhënieve do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Kosovës dhe Serbisë në Evropë dhe do të kontribuojë për stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Ditën e nesërme, më 27 shkurt, në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Temë e diskutimit do të jetë plani franko – gjerman.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




