Nga Gazeta ‘Si’ – Shtetet e Bashkuara presin që Maqedonia e Veriut të miratojë në parlament ndryshimet kushtetuese dhe të vazhdojë rrugën në integrimin në Bashkimin Europian.
Ishte kjo porosia e qartë e zëvendës-ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Gabriel Escobar, gjatë një vizite në Shkup.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit fillimisht takoi presidentin Stevo Pendarovski, me të cilin diskutoi një sërë çështjesh.
“Uashingtoni zyrtar shprehu pritshmërinë se Maqedonia e Veriut do të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, shkruhet në një deklaratë të presidencës së Maqedonisë së Veriut.
Escobar pritet që të takohet në Shkup dhe me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, dhe liderin e opozitës, Hristijan Mickovski. Ky i fundit e ka konsideruar vizitën e zyrtarit të DASH, një tentativë të qeverisë për t’i bërë presion opozitës për të votuar ndryshimet kushtetuese në parlament.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



