Futboll

Erzeni thyen ‘ligjet’ e futbollit, mund edhe Laçin dhe kryeson Superioren

Gazeta Si – Erzeni duhet të jetë një rast studimi, pasi me atë që po bën në fushë në këto 5 javë të para të Superiores, duket se po thyen edhe ‘ligjet’ e futbollit. Një ekip i krijuar me emrgjencë pak para nisjes së kampionatit, e sheh veten në krye të kampionatit elitar në vend.

Me 3 fitore, 2 barazime, 3 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar, shijakasit kanë 11 pikë aktualisht, më shumë se gjithë të tjerët. Partizani, ndjekësi më i afërt, ka 9 pikë dhe të hënën luan ndaj Kukësit.

Erzeni mundi sot 1-0 Laçin dhe me shumë mundësi do ta lërë edhe pa trajner, pasi malazezi Dejan Vukiçeviç ka lënë të kuptohet se mund të largohet. Ishte humbja e katërt radhazi për kurbinasit dhe me shumë gjasa do të ketë ndryshime në stol.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Niko Dovana’, ku për pak minuta ikën edhe dritat, u vendos nga një penallti në kohën shtesë. Kahrimanoviç shënoi nga pika e bardhë golin e fitores për Erzenin. Me rezultatin 1-0 skuadra e drejtuar nga Xhevahir Kapllani ka mundur edhe Partizanin e Vllazninë.

Momenti kur iken dritat gjate ndeshjes. Gazeta Si, 17 shtator 2022

Po sot u luajt edhe ndeshja mes Bylisit dhe Egnatias, që u mbyll në barazim 0-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë