Gazeta Si – Futbolli i së premtes sjell të papritura në kampionatin shqiptar. Tirana ka pësuar sot humbjen e parë, në fushën e saj dhe nga një kundërshtar modest si Erzeni.
Shijakasit duket se kanë nisur me ‘mrekullitë’ si një sezon më parë, kur edhe pse u organizuan në kohë rekord para nisjes së garës, arritën rezultate të mira. ‘Erzeni është një rast për t’u studiuar’ – shpreheshin specialistët e futbollit një vit më parë.

Edhe në këtë fillim të kampionatit po ndodh e njëjta gjë. Pasi mundi Dinamon në javën e 4-t, Ezeni ka mundur sot Tiranën, që kryesonte pa asnjë humbje. Skuadra e Shehit ka marrë një goditje, që ndoshta do t’i vlejë për të ardhmen.
Goli që vendosi ndeshjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi’ u shënua nga Bekim Maliqi në pjesën e parë. Tirana bëri të gjitha përpjekjet për të barazuar, por nuk ia arriti qëllimit. Për momentin mbetet gjithsesi e para në renditje, ndërsa pas saj vijnë pikërish shijakasit, me 2 pikë më pak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




