Në pritje të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit, që konfirmoi dënimin me 1 vit burg për kallëzim të rremë, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ndodhet në selinë blu. Bashkë më te janë dhe dy nënkryetarët Gazment Bardhi dhe Agron Gjekmarkaj, por edhe deputetë të tjerë të PD
Mësohet se deputetët e opozitës janë duke përgatitur kallëzim kundër Fatmir Xhafajt, siç edhe Salianji e paralajmëroi ditën e enjte, pasi doli nga Gjykata e Apelit.
Katër vjet pasi u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Tiranës për akuzën e “kallëzimit të rremë” në dosjen “Babalja”, deputetit demokrat, Ervin Salianji, do duhet ta vuajë këtë dënim.
Ndërkaq në orën 12.00 Grupi parlamentar i PD do të vendosë për aksionin që do të zhvillojë të hënën në parlament.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




