Politike

Ervin Salianji: Basha e humbi mbështetjen, si kryetar i PD barrë e rëndë, të lirojë rrugë  

Nënkryetari i grupit parlamentar i PD-së, Ervin Salianji, njeriu që u fut në PD duke mbështetur fort Bashën dhe i angazhuar aktivisht në politikë qysh prej kohës kur Basha u zgjodh kryetar, të martën e 8 marsit përcolli një deklaratë të fortë ndaj tij.   

“Rezultati i zgjedhjeve të 6 Marsit ishte katastrofik për Partinë Demokratike.

Kandidatët e PDSH në 6 bashki ishin demokratë dinjitozë, ata bashkë me demokratët bënë çdo përpjekje, por fryma popullore ishte mesazh i qartë për çdo demokrat. Opozita u dëmtua dhe mori më pak se gjysmën e votave që grumbulloi më 25 Prill, bojkoti i votuesve tregoi krizën e besimit tek opozita. Të gjithë kanë përgjegjësi për këtë situatatë, përgjegjësia kryesore është tek kryetari i partisë.

Personalisht kam bërë beteja të ashpra duke rriskuar gjithçka, kam luftuar fort për të ndihmuar që Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Kam bërë beteja që Lulzim Basha të jetë kryetar i Partisë Demokratike sepse kam menduar që ishte rruga e duhur që PDSH të vijë në pushtet!

Sot nuk mund të mbyll sytë dhe as të fshihem, duhet ta lexojmë realitetin duke marrë çdo përgjegjësi, por përgjegjësia kryesore bie tek kryetari i partisë!

Lulzim Basha e ka humbur mbështetjen, fatkeqësisht si kryetar partie është  barrë e rëndë për opozitën!”, shkruan Salianji në Facebook.  

Duke i përmendur vetëm inicialet, Salianji i ka kërkuar Bashës që të mundësojë zgjedhjet në parti.

“LB duhet të bëjë hap pas dhe të krijojë mundësinë që PD të zhvillojë zgjedhje!

Demokratët janë fitues, nuk pranojnë të quajnë fitore  vendin e tretë! Partia Demokratike do të ribëhet, forca dhe energjia e demokratëve është e pashtershme!”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë