Ekonomi

Ervin Mete i dorëzon detyrën ministrit të ri të Financave: Rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike

Nga Gazeta 'SI' - Ervin Mete i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Financave, Petrit Malaj, pas votimit në Kuvend dhe ceremonisë së betimit në Presidencë.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Mete ka shprehur mirënjohje dhe falenderime për kryeministrin, ndërsa gjithashtu ka falenderuar edhe stafin e ministrisë së Financave për bashkëpunimin.

“Duke i përcjellë detyrën ministrit të ri.

Mirënjohës dhe falenderues ndaj kryeministrit që më besoi një detyrë me përgjegjësi kaq të lartë.

Falenderime për stafin e ministrisë së Financave për atë që kemi arritur së bashku gjatë kësaj periudhe. Besoj ka qënë një rrugëtim konsolidues për institucionin dhe financat publike, që uroj të vijojë më tej,” shkruan ish-Ministri i Financave.

Mete qëndroi në postin e kreut të Financave për 10 muaj, pas shkarkimit të Delina Ibrahimaj.

Përpara largimit nga drejtimi i Financave, Ministri Mete përfundoi dy kontrata të koncesioneve të pullave fiskale dhe atë të markimit të karburanteve. Në fjalën e mbajtur në seancë plenare, gjatë miratimit të ndryshimeve përkatëse ligjore, Mete theksoi se shtetëzimi i dy shërbimeve do të shoqërohet me ulje të kostove për bizneset dhe qytetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë