Muzike

Ermonela Jaho shpallet artistja e vitit nga çmimet ndërkombëtare të muzikës klasike

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë faqja e njohur e çmimeve ICMA, e cila e konsideron Jahon si një soprano me një zë të lavdishëm dhe me një estetikë të pastër vokale.

“Artistja e vitit Ermonela Jaho, soprano me bukurinë unike të zërit të saj të lavdishëm, që shkëlqyeshëm i vezullon. Ermonela Jaho magjeps me estetikën e saj të pastër vokale. Por kjo është vetëm njëra anë e artit të madh të këngëtares, ana tjetër është prania e saj teatrale elektrizuese. Pak këngëtarë arrijnë një shkallë kaq të lartë identifikimi me rolet e tyre, një vërtetësi kaq totale dhe një emocion thellësisht prekës. Pasi del në skenë, Ermonela Jaho hedh si një mantel personalitetin e saj dhe mishëron plotësisht personazhin që duhet të interpretojë”, thuhet në njoftimin për sopranon shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë