Euro 2020

Erikson “voton” për Anglinë: Ka bërë Europian të madh, është finalja e duhur

Ish-trajneri i Anglisë, Sven Goran Erikson, i cili ka drejtuar me sukses edhe Lacion në Itali, sheh kombëtaren e “Tre Luanëve” favorite për të fituar finalen e sotme. Sipas tij, Italia, edhe nëse humb, nuk duhet të kritikohet, sepse është një skuadër shumë e mirë dhe se ka zhvilluar një turne shumë pozitiv.

"Në një finale çdo gjë mund të ndodhë, por mendoj se Anglia do të fitojë. Ka bërë një Europian të madh, ka luajtur futboll me nivel në pjesën më të madhe të ndeshjeve, është një skuadër solide, që mbrohet shumë mirë. Ka shumë lojtarë të rinj të talentuar për të ardhmen.

Erikson kur drejtonte Angline. Gazeta Si, 11 korrik 2021

Edhe Italia ka luajtur në shumë ndeshje futboll të bukur, një futboll sulmues, me shumë lojtarë me kualitet të lartë. Janë dy skuadrat më të mira të turneut dhe kjo është finalja e duhur”, - ka thënë për “Sky News” trajneri suedez.

Duket një finale e balancuar edhe për kompanitë e basteve, që kuotojnë Anglinë si një favorite shumë të lehtë ndaj Italisë, ndoshta vetëm për faktin që luan në fushën e vet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë