Euro 2020

Eriksen lë spitalin, takon shokët e skuadrës dhe kthehet në shtëpi

Lajme të mira për Kristian Eriksen. Mesfushori danez ka lënë të premten spitalin ku ishte shtruar në Kopenhagen, pas incidentit të ndeshjes me Finlandën.

Federata Daneze e Futbollit ka bërë një postim në lidhje me të rejat e fundit për gjendjen e tij shëndetësore, ku shkruan: “Kristian ka kryer me sukses operacionin dhe ka dalë nga “Rigshospitalet”. Ai po ashtu ka kaluar për të përshëndetur skuadrën në grumbullimin e Helsingor dhe është kthyer në shtëpi për të qëndruar me familjen e tij”.

Futbollisti i Interit ka përshëndetur dhe falënderuar tifozët për mbështetjen që i kanë dhënë. “Ju falënderoj për numrin e madh të mesazheve që më keni dërguar. Ishte e pabesueshme. Operacioni shkoi mirë dhe unë ndihem mirë, pavarësisht të gjitha rrethanave. Ishte shumë bukur të takoja shokët e skuadrës. Do të jem në krah të tyre gjatë ndeshjes me Rusinë”, – ka shkruar Eriksen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë