Vetëm pesë subjekte që kanë ndërtuar hidrocentrale në vend kanë arritur të marrin licencën për këtë aktivitet nga ana e Entit Rregullator të Energjisë (ERE).
Në regjistrin publik të këtij institucioni saktësohet se bëhet fjalë për hidrocentrale të vegjël që së bashku të gjitha kanë një kapacitet të instaluar prej 12.6 MW. ERE ka licencuar gjatë 2022-shit të paktën një subjekt për një hidrocentral ka kapacitet të instaluar rreth 2MW.
Bëhet fjalë për subjekte që kanë ndërtuar HEC-e deri në 2 MW. Procedura që ndiqet për ta është ajo e propozimit, konsultimit dhe më pas plotësimit të të gjithë hallkave të nevojshme për ndikimet në mjedis si dhe sigurimin e lejeve përkatëse.
Në total sipas të dhënave zyrtare në një dekadë nga viti 2006-2015 janë miratuar 174 kontrata të cilat parashikojnë ndërtimin e 506 hidrocentraleve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




