Bota

Erdogan telefonon Vuçiçin: Bashkëpunimi ynë në industrinë e mbrojtjes do japë fryte së shpejti

Nga Gazeta ‘Si’- Presidenti Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij serb, Aleksander Vuçiç diskutuan të martën, në një bisedë telefonike, për çështjet rajonale dhe globale si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë në X, në bisedë është nënvizuar fakti që miqësia dhe solidariteti midis dy vendeve janë forcuar, dhe se Erdogan ka shprehur shpresën e Turqisë për “një qeveri të re që do të krijohet në Serbi sa më shpejt që të jetë e mundur, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin” dhe se Ankaraja do të vazhdojë të zhvillojë marrëdhëniet dypalëshe me qeverinë e re.

“Presidenti Erdogan deklaroi se përpjekjet e përbashkëta të bëra për rritjen e fushave të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes, pritet të japin fryte në të ardhmen e afërt”, thuhet më tej.

Erdogan gjithashtu i shprehu Vuçiçit urimet, pas aksidentit automobilistik të presidentit serb më 8 shkurt dhe i uroi atij shërim të shpejtë.

Nga ana e tij, Vuçiç i ka shprehur Presidentit turk, urimet e tij me rastin e 71 vjetorit të ditëlindjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë