Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensy do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Turqi të premten ku pritet të takojë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, tha në një deklaratë Drejtoria e Komunikimit të Turqisë.
Takimi pritet të zhvillohet në Stamboll.
“Vizita do të përfshijë një diskutim të detajuar të rrjedhës së luftës Ukrainë-Rusi, situatën e fundit të kontakteve në lidhje me vazhdimin e Marrëveshjes së Korridorit të Grurit dhe përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon”, thuhet në deklaratë. Bisedimet do të trajtojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe.
Turqia, e vlerësuar ndërkombëtarisht për rolin e saj unik ndërmjetësues midis Ukrainës dhe Rusisë, i ka bërë vazhdimisht thirrje Kievit dhe Moskës që t’i japin fund luftimeve, të cilat filluan në shkurt 2022, përmes negociatave.
Përpjekjet turke për paqe kanë qenë të frytshme, si marrëveshja historike e grurit në korrik 2022 dhe shkëmbimi i robërve të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës. Moska nuk e zgjati marrëveshjen pas korrikut 2023 duke përmendur kufizime në eksportet ruse të grurit
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.