Lojëra me Dore

Erblira Bici qëndron te Roma: Krenare për skuadrën, e ndërgjegjshme për sfidat

Gazeta Si – Volejbollistja e njohur shqiptare, pjesë e Kombëtares kuqezi, Erblira Bici, do të luajë me Romën edhe sezonin e ardhshëm. Sportistja 27-vjeçare ka rinovuar me këtë skuadër, që merr pjesë në Serinë A1.

Bici ishte pikëshënuesja më e mirë e skuadrës sezonin e kaluar dhe ‘Lojtarja më e mirë’ e finales s Kupës së Italisë. Ajo e mbylli sezonin me një rendiment mjaft të mirë në sulm dhe në mur.

Erblira Bici me nje trofe te fituar me Romen. Gazeta Si, 17 qershor 2023

Volejbollistja shqiptare regjistron në palmaresin e saj 4 tituj kampion në Shqipëri, 5 Kupa të Shqipërisë, 1 Kupë Italie në A1 dhe 1 në A2 me Romën, 1 Champions League dhe 1 titull në A2 po me Romën). Bici është një nga lojtaret më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare që prej vitit 2014.

Në Itali ka luajtur edhe për Novarën 2018/19, Busto Arsizio 2019/20 dhe Cuneo 2020/21 në Aerinë A1. “Jam shumë e lumtur që doi të vazhdoj me Romën, një projekt që ka nisur sezonin e kaluar me rezultate shumë të mira. Jam krenare që vazhdoj me objektivat e arritura nga një grup i shkëlqyer.

Përveç Romës së bukur si qytet, kam gjetur njerëz të zotët, seriozë dhe me vlera. Jam e ndërgjegjshme për sfidat që sjell një kampionat i nivelit të lartë, por jam e bindur se Roma meriton të qëndrojë në këtë kategori”, – ka thënë Bici mes të tjerash.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë