Gazeta Si – Volejbollistja shqiptare, Erblira Bici, po shkëlqen këtë sezon në Itali me fanellën e Romës. Ajo është protagoniste absolute e skuadrës së saj në parket, një liderë e vërtetë.
Bici realizoi 23 pikë në ndeshjen e fundit, nga 66 në total të shënuara nga Roma, ndërkohë që 28 pikë iu dhuruan nga skuadra kundërshtare. Kapitenia e Kombëtares shqiptare të volejbollit udhëhoqi Romën drejt fitores së 12-të sezonale.
Erblira u shpall ‘Lojtarja më e mirë’ e ndeshjes. Pas këtij suksesi, Roma është rikthyer pas 26 vitesh në fazën e “Play-off”-it të titullit kampion, që është edhe niveli më i lartë për volejbollin e femrave në vendin fqinj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.