Sociale

Era e fortë rrëzon pemët në qendër të qytetit të Pogradecit

Gazeta Si - Era e fortë ka thyer disa pemë në shëtitoren e qytetit të Pogradecit në rrugën “10 Dëshmorët e Pojskës”.

Punonjësit po bëjnë të mundur pastrimin dhe heqjen e pemës nga rruga, e cila aktualisht ka bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Në mesditë, një kamion u përmbys në anë të rrugës në Lezhë nga erërat e forta në Urën e Milotit, duke rrezikuar të përfshijë mjete të tjera.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë kësaj të shtune, duke regjistruar reshje intensive shiu në zonat e ulëta dhe reshje bore në zonat malore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë