Gazeta Si – Çatia e spitalit në Pukë është dëmtuar si pasojë e motit të keq dhe erërave të forta gjatë natës. Emergjencat civile thonë se si pasojë e erës së fortë është shkëputur një pjesë e çatisë me përbërje llamarine. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.
Dëmtime ka edhe në disa pallate në qytetin e Fushë Arrëzit pasi nga era e fortë është shkëputur katramaja duke zbuluar çatinë.
Atje rrezikohet banesa e një qytetareje pasi është shkëputur një masiv shkëmbor. Po ashtu, as aty nuk raportohet për persona të lënduar.
Në Fushë Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale për shkak të rrëshqitjeve të dherave dhe rënies së gurëve në rrugë. Që nga pasditja ka shkëputje të energjisë elektrike në disa njëri administrative.
Në Vaun e Dejës ka mungesë të plotë të energjisë në dy njësi administrative, Hajmel dhe Vig Mnelë.
Në Shkodër ndërkohë kanë nisur reshjet e borës, por nuk raportohen probleme. E njëjta situatë edhe në Lezhë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.