Gazeta Si – Bill Gates nuk do të jetë në New Delhi, Indi, për samitin e rëndësishëm të Inteligjencës Artificiale.
Vendimi thuhet se është marrë për shkak të zbulimeve të reja në rastin “Epstein”: në dokumentet e publikuara, emri i themeluesit të Microsoft shfaqet disa herë në dosjet e ish-financierit dhe abuzuesit seksual.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe për të siguruar që fokusi të mbetet në prioritetet kryesore të samitit të Inteligjencës Artificiale, Bill Gates nuk do ta mbajë fjalimin e tij”, tha Fondacioni Gates në një deklaratë, duke shtuar se një zyrtar tjetër i lartë nga gjigandi i teknologjisë, presidenti i degëve të Afrikës dhe Indisë, do të flasë në vend të tij dhe do të riafirmojë angazhimin e organizatës ndaj programeve të shëndetit dhe zhvillimit në Indi.
Ndërkohë, kryeministri Narendra Modi dhe drejtuesit e industrisë së teknologjisë do të marrin pjesë në samitin e Nju Delhit për të diskutuar mundësitë dhe rreziqet e Inteligjencës Artificiale.
Vetë Gates deklaroi së fundmi se “pendohet për çdo minutë” që kaloi me Epstein, ndërsa ish-gruaja e tij, Melinda French Gates, tha se mbeten dyshime në lidhje me marrëdhënien midis dy burrave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje