Ministria e Kulturës është duke përgatitur dosjen për Eposin e Kreshnikëve, në mënyrë që edhe ai të jetë trashëgimi kulturore botërore nën mbrojtjen e UNESCO-s.
“Eposi i Kreshnikëve me Lahutë” është ambicia tjetër e radhës, e të gjithë grupeve që po na mbështesin dhe e vetë Ministrisë së Kulturës. Patjetër që është një punë e madhe, shumë voluminoze, si dokumentim, por edhe mënyra e përgatitjes së dosjes”, është shprehur ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë një interviste televizive.
Ajo shtoi se “Kcimi i Tropojës” është përgatitur tashmë dhe dosja është futur në radhët e pritjes për t’u shqyrtuar.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, ka deklaruar se ekziston tashmë edhe një regjistër i trashëgimisë kulturore jomateriale, në të cilin janë të regjistruara 90 asete dhe ka shpresë që në UNESCO të regjistrohen sa më shumë prej tyre. (ATA)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.