Epokës së tostit me avokado po i vjen fundi. Përbërja e saj e butë dhe kremoze, e përsosur për t’u shkrirë ose prerë në tost, e ka bërë këtë frut simbolin e padiskutueshëm të mëngjeseve të shijshme për rreth një dekadë.
Por tani avokado, e vlerësuar në të gjithë botën, mund të zëvendësohet nga bizelet më të thjeshta (dhe ekonomike), gjithashtu ideale për t’u kthyer në ‘guakamole’ dhe ‘hummus’ në bukë të thekur.
Vetitë ushqyese
Hulumtimi online për këtë metodë alternative, që po bëhet shumë i popullarizuar në restorantet britanike, edhe falë qëndrueshmërisë më të madhe në krahasim me avokadon, ka parë një rritje të konsiderueshme, e ndihmuar kjo edhe nga përfitimet shëndetësore të kësaj bishtajore më pak “gjalpë” e cila tradicionalisht rritet në Itali me mijëra vjet.
Është përmendur tashmë në librin më të vjetër të recetave italiane, shekulli trembëdhjetë-katërmbëdhjetë, Liber de coquina. “Në krahasim me avokadon, bizelet kanë dyfish fibra, një antikolesterol natyral dhe ushqimi kryesor i mikroorganizmave të mikrobiotës sonë, që përmban më shumë proteina”, shpjegon Valentina Rossi, biologe ushqyese dhe doktoreshë në Toksikologjinë Mjedisore, profesoreshë ndihmëse e të ushqyerit onkologjik në universitetin Milan Bicocca.
Pothuajse pa yndyrë
“Dallimi i madh ushqyes, megjithatë, qëndron në sasinë e yndyrës. Sipas të dhënave të Crea, 87% e avokados përbëhet nga lipide, edhe pse ato janë yndyrna “të mira” (67%) miq të zemrës, ato duhet të përfshihen në mënyrë proporcionale në një vakt, veçanërisht nëse i shtojmë përzierjes së avokados edhe vajin e ullirit.
Bizelet, nga ana tjetër, janë të ulëta në yndyrë (nga 4 në 8% në varësi të faktit nëse janë të freskëta, të ngrira apo të konservuara) kështu që në një pjatë ato shtypen kollaj me një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër.
Kur i blini në kavanoza, kontrolloni që mes përbërësve të mos ketë sheqer dhe shpëlajini para se t’i konsumoni për të hequr kripën e tepërt, të përdorur për konservim.
Transporti
“Ndryshe nga bizelet, avokado nuk është një kulturë vendase. Meksika është prodhuesi kryesor. Avokadot duhet të përshkojnë rreth 10 mijë km për të mbërritur në Itali dhe kërkojnë përdorim të madh të burimeve ujore: nga 70 deri mbi 300 litra ujë nevojiten për një avokado, në varësi të tokës pak a shumë të thatë. Ky frut tani gjen kushte të përshtatshme klimatike në Italinë Jugore. Kështu që ne mund të zgjedhim produktet italiane”, thotë Rossi.
Një nga këshillat që përsëritet shpesh për të jetuar gjatë dhe shëndetshëm është ndjekja e një diete të vërtetë dhe të larmishme mesdhetare, e pasur me drithëra, perime dhe fruta të stinës, bishtajore dhe pak proteina shtazore. “Alternativa ndaj avokados apo bizeles për t’u marrë parasysh janë edhe qiqrat ose humus të tjerë bishtajor, kremi i frutave të thata si bajame ose susami, rikota. Në këtë mënyrë balancohen tre makronutrientët: karbohidratet, proteinat dhe yndyrat. Një këshillë e fundit.
“Buka, qofshin drithëra, thekër apo integrale, është gjithmonë më mirë të theket pak sepse ka një rritje më të ulët të glicemisë në krahasim me bukën e freskët, të butë dhe të bardhë”, përfundon eksperti. corriere.it/ Pershtati ne shqip: Gazeta ‘Si’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




