Shkencëtarët kanë teknologjinë për të filluar një epokë të re në mjekësi, duke i përshtatur saktësisht barnat me kodin gjenetik të njerëzve, thotë një raport i madh.
Disa ilaçe janë plotësisht joefektive ose bëhen vdekjeprurëse për shkak të ndryshimeve delikate në mënyrën se si funksionojnë trupat tanë. Shoqëria Britanike Farmakologjike dhe Kolegji Mbretëror i Mjekëve thonë se një test gjenetik mund të parashikojë se sa mirë funksionojnë barnat në trupin tuaj. Testet duhet të jenë të disponueshme në çdo qendër shëndetësore për këtë proces.
Kodi juaj gjenetik ose ADN-ja është një manual udhëzimi për mënyrën se si funksionon trupi juaj. Fusha e përputhjes së barnave me ADN-në tuaj njihet si farmakogjenomikë.
Mark Caulfield, presidenti i zgjedhur i Shoqatës Britanike Farmakologjike, tha se 99.5% prej nesh kanë të paktën një ndryshim në gjenomin tonë që, nëse hasim ilaçin e gabuar, ai ose nuk do të funksionojë ose të dëmtojë.
Eksperti jep shembullin e pesë milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar që nuk marrin dot një lloj medikamenti të quajtur “kodeina” për shkak se ndikon negativisht tek trupi i tyre, pikërisht për kodin gjenetik.
Kodi gjenetik i 1 në 500 njerëz i vendos ata në rrezik më të lartë për të humbur dëgjimin, nëse marrin antibiotik gentamicinë.
Farmakogjenomika përdoret tashmë për disa ilaçe. Në të kaluarën, 5-7% e njerëzve do të kishin një reagim të keq ndaj barit të HIV abacavir dhe disa vdisnin. Testimi i ADN-së së njerëzve përpara se të merrni ilaçin do të thotë se rreziku tani është zero. Shkencëtarët kanë shqyrtuar 100 barna që jepen zakonisht. Raporti i tyre thotë se tashmë ekziston teknologjia për të vendosur testimin gjenetik dhe për të udhëhequr përdorimin e 40 prej tyre.
Analiza gjenetike kushton shumë pak dhe është efektive për të përcaktuar edhe ushqimet e duhura për një individ.
Sipas mjekut, procedura ideale do të ishte nëse testi gjenetik bëhej që në lindje.
“Ne duhet të largohemi nga një ilaç që themi se e marrin të gjithë, pasi një pacienti i duhet t’i jepet ilaçi i duhur me dozën e duhur për të përmirësuar efektivitetin dhe sigurinë e barnave. Ne duhet të shkojmë në një epokë të re të mjekësisë, sepse jemi të gjithë individë të ndryshëm dhe reagojmë ndryshe ndaj ilaçeve”, tha Munir Pirmohamed, nga universiteti i Liverpulit.
Ai tha se ndërsa plakemi dhe na përshkruhen gjithnjë e më shumë barna, ka një shans 70% që deri në moshën 70 vjeç të jeni duke marrë të paktën një ilaç që nuk përputhet me përbërjen tuaj gjenetike.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.