Çmimi i Bitcoin arriti vlerën e 81 mijë dollarëve për herë të parë në histori, nxitur nga fitorja e Trump në zgjedhjet e SHBA-së. Edhe kriptomonedhat e tjera përjetuan një rritje të fortë, me Ethereum që u rrit me 8% dhe Cardano 30%.
Investitorët e Bitcoin kanë grumbulluar asete të lidhura me Bitcoin, duke pritur që rregulloret e kriptomonedhave amerikane të jenë më të favorshme nën administratën Trump sesa nën Presidentin Joe Biden.
Josh Gilbert, një ekspert i tregut, pret që momenti të vazhdojë dhe të shtyjë çmimin e BTC drejt një numri gjashtëshifror "në pak muaj", duke shtuar se flukset hyrëse u rritën me një ritëm rekord ditor javën e kaluar. Ai përmendi gjithashtu se kjo lloj rritjeje mund të nxisë veprimet e klientëve me pakicë për ndjekjen e fitimit, siç shihet në valën e
Ndërsa disa analistë parashikojnë se Bitcoin mund të arrijë në 100.000 dollarë, të tjerë paralajmërojnë se politikat tarifore të Trump mund të rindezin presionet inflacioniste, duke rënduar potencialisht në tregjet e kriptomonedhave. Trump deklaroi së fundmi: “Fjala më e bukur në fjalor është tarifa”, gjatë një eventi në Klubin Ekonomik të Çikagos.
Rreziqet përpara
Kriptomonedhat shihen si një klasë aktivesh alternative, duke përfituar nga një mjedis monetar lehtësues, veçanërisht gjatë një cikli të uljes së normave të bankave qendrore. E thënë thjesht, asetet kripto priren të rriten kur normat e interesit ulen; anasjelltas, rritja e normave të interesit zakonisht u bën presion këtyre monedhave digjitale. Në një skenar ku Trump vendos tarifat e tij të premtuara në vendet e tjera, ne mund të shohim një ringritje të inflacionit në SHBA dhe të inkurajojë Rezervën Federale që të rrisë përsëri normat e interesit.
Nga ana tjetër, Richard Teng, shefi ekzekutiv i shkëmbimit të kriptove Binance, i cili u godit me 4.3 miliardë dollarë gjobë për pastrim parash dhe shkelje të sanksioneve vitin e kaluar ndërsa shefi i tij i mëparshëm ishte burgosur, ka përshëndetur fitoren e Trump si fillimin e një "epoke të artë".
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.