Ekonomi

Epoka dixhitale do të përfundojë ashtu siç ndodhi edhe me epokën industriale

Nga Greg Satell/ Harvard Business Review -Në skenën e famshme të filmit The Graduate, më 1967 një mik i familjes merr mënjanë Benjamin Braddock, që luhet nga Dustin Hoffman, dhe i pëshpërit me një ton konspirativ, “Plastika….Ka një të ardhme të ndritur për plastikën.” Sot duket e çuditshme, por në atë kohë plastika ishte vërtet diçka e re dhe emocionuese.

Nëse filmi do të ishte shfaqur në një epokë tjetër, këshilla për të riun Braddock do të kishte qenë e ndryshme nga ajo e atëhershmja. Ai mund të ishte këshilluar për të shkuar në hekurudhë ose në degët e elektronikës ose thjesht “Shko në Perëndim , djalosh!” Çdo epokë ka gjëra që ngjajnë me historitë e romaneve dhe duken të mrekullueshme, por pa dritë dhe banale për gjeneratat e ardhshme.

Sot teknologjia dixhitale është shumë në modë pasi pas dekadsh zhvillim, është kthyer në shumë dobiprurëse. Sidoqoftë, nëse e kuptoni nga afër, tashmë mund të shohim që është kthyer në diçka fare të zakonshme.Ne kemi nevojë për tu përgatitur për një erë të re inovacioni në të cilën teknologji të ndryshme, si xhenmiks, shkencat e materialeve dhe robotika, të jenë në krye.

Për të kuptuar çfarë po ndodh, nevojitet të shohim në teknologjitë më të hershme. Për shembull, zhvillimi i energjisë elektrike, nisi në fillim të viteve 1830, kur Michael Faraday shpiku dinamon dhe motorrin elektrik. Megjithatë, 50 vjet më vonë Edisoni hapi centralin e tij të parë të energjisë, dhe 40 vjet më vonë gjatë viteve 1920, energjia elektrike filloi të kishte një ndikim të matshëm në produktivit.

Çdo teknologji ndjek të njëjtën rrugë zbulimi, inxhinieri, dhe transformim. Në rastin e elektricitetit, Faraday zbuloi parime të reja, por askush nuk e dinte se si t'i bënte ato të dobishme. Së pari duhej të kuptohej mjaft mirë që njerëzit si Edison, Westinghouse dhe Tesla mund të kuptonin se si të bënin gjëra që njerëzit do të ishin të gatshëm për të blerë.

Megjithatë, të krijosh një transformim të vërtetë do të thotë më shumë se një teknologji. Së pari, njerëzve ju nevojitet të ndryshojnë zakonet e tyre, dhe më pas inovacionet dytësore duhet të hyjnë në lojë. Për tiu përshtatur energjisë elektrike, fabrikat duhet të ridizajnoheshin dhe vetë puna duhet të rikonceptohej përpara se të fillonte të kishte një ndikim të vërtetë ekonomik.

Pastaj pajisjet elektroshtëpiake, komunikimet me radio dhe gjëra të tjera e ndryshuan jetën siç e dimë, por kjo zgjati edhe për disa dekada.

Bota jonë është transformuar përmes teknologjisë dixhitale. Do të ishte e vështirë t'i shpjegoje dikujt që në të qindën e sekondës të hidhte vështrimin mbrapa në vitet 1960 dhe të mendonte që një ditë kompjuterat do të zëvendësonin librat dhe gazetat, do të na jepnin rekomandime ku të hamë dhe udhëzime se si të shkojmë këtu e atje dhe madje të flasin me ne, por sot ato gjëra janë bërë çështje të zakonit të përditshëm.

Dhe ende sot ka disa arsye për të besuar se muzgu i epokës dixhitale është mbi ne. (Ajo që është për tu theksuar është se, nuk po themi se do të ndërpresim përdorimin e teknologjisë dixhitale - në fund të fundit, ne ende përdorim industrinë e rëndë, ne thjesht nuk i referohemi vetes si të ishim në Epokën Industriale.)

Unë shoh tre arsye kryesore që epoka dixhitale po përfundon. E para është teknologjia në vetvete. Ajo çfarë na bën entuziast rreth kompjuterave është aftësia për të futur sa më shumë materiale në disk, një fenomen që e kemi quajtur si ligji i Moorit. Kjo ka bërë teknologjinë të rritet në mënyrë të fuqishme vit pas viti.

Por tani Ligji i Moore po mbaron dhe përparimi nuk është më aq i lehtë. Kompani të tilla si Microsoft dhe Google janë duke projektuar çipe të personalizuar për të drejtuar algoritmet e tyre sepse nuk është më e mundur të presësh vetëm një brezi të ri të çipeve. Për të maksimizuar performancën, gjithnjë e më shumë duhet të zgjedhim teknologjinë për një detyrë të caktuar.

Së dyti, aftësia teknike e nevojshme për të krijuar teknologjinë dixhitale ka rënë në mënyrë dramatike, duke shënuar popullaritetin në rritje të të ashtuquajturave platforma pa kod. Ashtu si me mekanikët dhe elektricistët, aftësia për të punuar me teknologjinë dixhitale po bëhet gjithnjë e më shumë një aftësi e mesme. Me demokratizimin vjen komodizimi.

Së fundi, aplikimet dixhitale po arrijnë stadin e pjekurisë. Bli një laptop të ri ose telefon celular sot, dhe kjo gati gati bën të njëjtat gjëra si ato paisje elektronike që keni blerë pesë vjet më parë. Teknologjitë e reja, të tilla si folësit e zgjuar si Amazon Echo dhe Google Home, shtojnë lehtësinë e ndërshfaqeve të zërit por pak më ndryshe.

Por ka vlera të reja të kufizuara për t'ë mbledhur materiale nga gjërat si word processor dhe aplikacionet smartphone; ka vlerë të jashtëzakonshme për të eksploruar aplikimin e teknologjisë dixhitale në fusha si genomika dhe shkenca e materialeve për të fuqizuar industritë tradicionale si prodhimi, energjia dhe mjekësia. Në thelb, sfida përpara është për të mësuar se si të përdorin bit për të përzënë atomet.

Për të kuptuar se si funksionon gjithë kjo, le të hedhim një sy tek Atlasi i  Cancer Genome. I prezantuar në 2005, misioni i tij ishte thjesht të rendiste genomat e tumorit dhe t'i vinte ato në internet.

Deri më sot, atlasi ka kataloguar mbi 10,000 genoma në më shumë se 30 lloje të kancerit dhe ka nxitur  një numër inovacionesh në shkencën e kancerit. Ka ndihmuar gjithashtu në frymëzimin e një programi të ngjashëm për materialet e quajtura Iniciativa e Materialeve të Gjeneve.

Këto përpjekje tashmë janë duke rritur në masë të madhe aftësinë tonë për të zbuluar. Kini parasysh përpjekjet për të zhvilluar bateritë kimike të avancuara për të nxitur ekonominë e pastër të energjisë, e cila kërkon zbulimin e materialeve që ende nuk ekzistojnë. Historikisht, kjo do të përfshinte testimin e qindra apo mijëra molekulave, por studiuesit kanë qenë në gjendje të aplikojnë superkompjutera të performancës së lartë për të drejtuar simulime mbi genomat e materialeve dhe në masë të madhe të zvogëlonin mundësitë.

Gjatë dekadës së ardhshme, këto teknika do të përfshijnë algoritmet e mësimit të makinës, si dhe arkitektura të reja informatike, siç janë informatika kuantike dhe çipet neuromorfike, që funksionojnë shumë më ndryshe sesa kompjuterët dixhitalë.

Mundësitë e kësaj epoke të re të inovacionit janë thellësisht emocionuese. Revolucioni dixhital, për të gjitha bukuritë e tij, ka pasur një ndikim mjaft të kufizuar ekonomik, krahasuar me teknologjitë e mëparshme si energjia elektrike dhe motorri me djegie të brendshme. Edhe tani, teknologjitë e informacionit përbëjnë vetëm rreth 6% të PBB-së në ekonomitë e zhvilluara.

Po të krahasojmë atë me prodhimin, kujdesin shëndetësor dhe energjinë, të cilat përbëjnë respektivisht 17%, 10% dhe 8% të PBB-së botërore, do të kuptojmë se sa shumë potencial ka për të patur ndikim përtej botës dixhitale. Megjithatë, për ta arritur atë vlerë, ne duhet të rimendojmë risi për shekullin e 21-të.

Për teknologjinë dixhitale, shpejtësia është atribut kryesor konkurues. Teknikat, duke përfshirë krijimin e  shpejtë dhe përsëritjen e softwerave, kanë përshpejtuar zhvillimin dhe shpesh kanë përmirësuar cilësinë, sepse ne kemi kuptuar shumë mirë teknologjitë themelore. Megjithatë, me teknologjitë në zhvillim që po dalin tani, shpesh nuk është kështu.

Ju nuk mund të prodhoni një kompjuter kuantik, një kurë për kancer, ose një material të pazbuluar. Ekzistojnë çështje serioze etike përreth teknologjive të tilla si gjenomika dhe inteligjenca artificiale. Kemi kaluar ditët e fundit duke mësuar se si të lëvizim shpejt. Gjatë javëve të ardhshme ne do të duhet të shkojmë ngadalë përsëri.

Pra, ndërsa  për epokën dixhitale çelsi ishte shpejtësia dhe tronditja, edhe për këtë epokë të re të inovacionit, eksplorimi dhe zbulimi do të jenë të rëndësishëm. Është koha për të menduar më pak për programuesit e shpejtë afatshkurtër dhe më shumë për trajtimin e sfidave të mëdha./S.Veizaj/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë