Futboll

Enrike para Shqipërisë: Do jetë festë në Katalonjë, uroj të jemi në lartësinë e duhur!

Spanja ndeshet nesër me Shqipërinë dhe trajneri i saj, Luis Enrike, është shprehur se dëshiron që skuadra të jetë në lartësinë e duhur për të bërë festë ndeshjen në “RCDE Stadium”. Ai nuk ka folur për Shqipërinë, por ka vlerësuar grupin e lojtarëve që drejton, sidomos personalitetin e tyre.

“Stadiumi nesër do të jetë i mbushur në kapacitetin e tij maksimal, kështu ka qenë herën e fundit që kam luajtur në Barcelonë. Ishte një nga ndeshjet e mia më të mira, shpresoj që edhe nesër të jetë një festë. Do të jetë festë në Katalonjë dhe shpresoj të jemi në lartësinë e duhur. 18 vite pa luajtur në Katalonjë është një kohë e gjatë.

Trajneri Luis Enrike ne konference shtypi. Gazeta Si, 25 mars 2022

Të rinjtë në kombëtare? Unë bëj listën e lojtarëve dhe nuk mendoj për moshën. Kemi një grup me lojtarë me eksperiencë dhe lojtarë të rinj. Po përgatitemi për Kupës së Botës, që është një kompeticion shumë i rëndësishëm dhe kompleks. Megjithatë, me personalitetin që kanë lojtarët e Spanjës, mund të mundim çdo kundërshtar”, – tha trajneri Luis Enrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë