Nga Gazeta 'Si'- Gjeneralmajori i ushtrisë italiane, Enrico Barduani, ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.
Barduani është përshkruar si njohës i mirë i rajonit të Ballkanit. Këtë post për një vit e ka pasur gjeneralmajor i ushtrisë turke, Ozkan Ulutash.
Ulutash e ka përmendur që KFOR-i përkrah plotësisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si platformën e vetme për zgjidhje të të gjitha mospajtimeve mes dy palëve.
Ai është nderuar me medalje për përkushtimin e tij në këtë, dhe misionet tjera të NATO-s.
Krerët më të lartë të shtetit kanë marrë pjesë në këtë ceremoni, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti.
Osmani ka thënë se populli dhe institucionet e Kosovës do të punojnë ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar sigurinë për qytetarët e vet.
“Fëmijët tanë janë gjenerata e parë në historinë e kombit tonë, që nuk e njohin luftën. Duke punuar së bashku, le të sigurohemi që do të vazhdojë të jetë ashtu”.
Ajo ka folur për sfidat e ndryshme të sigurisë, të cilat i ka përjetuar Kosova në 25 vjetët e fundit, duke veçuar sulmin e vitit të kaluar në Banjskë, në veri të Kosovës
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.