Futboll

Enis Çokaj largohet nga Greqia, mesfushori kuqezi firmos në Kroaci me Osijekun

Gazeta Si – Nga sot Enis Çokaj është futbollist i Osijekut në Kroaci. Lojtari i grumbulluar vazhdimisht në Kombëtaren shqiptare ka bërë sot edhe prezantimin me klubin e ri, ku trajner është Zoran Zekiç, që për disa muaj këtë sezon drejtoi Partizanin.

Mesfushori 24-vjeçar e njeh mjaft mirë kampionatin kroat, pasi më parë ka luajtur për Lokomotivën e Zagrebit, si shumë futbollistë shqiptarë. Në 2022-shin Çokaj kaloi te Panathinajkosi.

Tani klubi grek ka pranuar ta huazojë tek Osijeku deri në fund të këtij sezoni, me mundësinë e blerjes së kartonit të mesfushorit nga kroatët.

Zekiç e kërkoi lojtarin shqiptar në skuadër dhe tashmë dëshira e tij është plotësuar. Mesfushori do të ketë mundësinë e një aktivizimi më të rregullt, që mund ta mbajë atë në fokusin e stafit kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë