Analize

Enigma që vjen nga mungesa dhe rritja marramendëse e çmimeve të gazit

Tregjet që  kërkojnë gaz për përdorim, nga një mbingopje, po kalojnë me shpejtësi marramendëse drejt mungesës.

Shtatorin e kaluar në Europë blerja e  gazit të  mjaftueshëm për të ngrohur shptëpitë, mesatarisht për një vit, kushtonte 119 euro. Tani fatura është rritur në 738 euro dhe ka pak mundësi për ta patur në dispozicion sasinë që  duhet. Edhe Amerika, e cila ka një sasi të madhe gazi që nxjerr nga shtresat argjilore, po provon  një rritje të çmimit më shumë se dyfish, paçka se rritja filloi nga një çmim dyshme shumë i ulët. Por rritja e çmimit mund të mos ndalet nëse dimri atje do të jetë i acartë.

Mungesa ka shumë shkaqe. Një pranverë e ftohtë europiane dhe një verë e nxehtë aziatike e rriti kërkesën për energji. Ringjallja e prodhimit industrial pas vdekjes klinike nga karantinat e Covid -19 ka rritur oreksin global për gaz natyror të lëngshëm (lng). Rusia ka futur më pak gaz në rezervat europiane. Ka dyshime se ajo e bën këtë për të tronditur tregun dhe që më pas të ketë mundësi të sigurojë miratimin për  tubacionin e saj të ri Nord Stream 2.  Megjithatë edhe vetë Rusia është përballur me ndërprerje të furnizimit me gaz.

Gazi ka mbushur boshllëqet në prodhimin e energjisë nga burime të tjera. Era nuk fryu shumë në Europë këtë verë, ndërsa thatësira ndërhyri duke ulur prodhimin e hidrocentraleve. Çmimi në rritje i lejeve të nevojshme për emetimin e karbonit në BE e ka bërë qymyrin të shtrenjtë. Pra, ka pak alternativa.

Nga ana tjetër mungojnë shpenzimet kapitale, të cilat po vuajnë nga rënie afatgjatë përshkak edhe sepse  paratë tani janë orientuara drejt disa rrugica të reja siç janë anijet kontenier dhe  mikorçipet.

Kur çmimet e larta të godasin edhe më fortë po dyshim do të ndodh furnizimi me racione të kufizuara. E vetmja mënyrë për të  frenuar kërkesën është rritja e mëtejshme e çmimeve të gazit. Por kjo mund të ndodh vetëm nëse muajt e ardhshëm do të jenë aq të ftohtë në Europë sa  të sjellin edhe një rritje të jashtëzakonshme të çmimeve aq sa ta detyrojnë kosumatorin të mos e blejë atë.

Gjetja e  rrugëzgjidhjeve për të dal nga problemet që do shkaktojë rritja e çmimeve të gazit  kërkon një diagnoz të saktë.

Energjia e rinovueshme ende nuk është e mjaftueshme. Bota ka shumë pak energji bërthamore-një burim energjie me karbon të varfër  që është gjithmonë aktiv. Ndërhyrjet dhe subvencionet për gazin vetëm do t’i përkeqësojnë gjërat. Energjia e shtrenjtë zemëron votuesit dhe dëmton të varfërit. Por nga antjetër edhe shtrëngimi i subvencioneve për energjiën siç po bënë Italia ose dhe kufizimi i çmimeve, siç bën Britania, do të përkeqësojë mungesat e gazit në treg.

 Qeveritë duhet të përdorin sistemin e “mirëqenies” për të mbështetur të ardhurat e familjeve nëse është e nevojshme, dhe  të ndihmojnë tregjet e energjisë të punojnë në mënyrë efikase.

Sfida afatgjatë është zbutja e paqëndrueshmërisë për aq kohë sa të zgjasë kalimi drejt burimeve të rinovueshme vazhdon. Përfundimisht mbajtja me çmime të lira të pajisjeve (baterive) që  akumulojnë energjinë nga burimet e rinovueshme mund të jetë një zgjidhje për të mos lejuar ndërprerejt e furnzimit me gaz. Edhe magazinimi i gazit do të ndihmonte gjithashtu.

Një ide është që të investohet më shumë në lidhjen e rrjeteve në vende të ndrsyhme me njëri- tjetrin në mënyrë që të mund të balancohen pabarazitë gjatë furnizimit global të energjisë.

Burimet e “pista” të  energjisë (naftë, qymyr) janë të shtrenjta. Por pa alternativa të besueshme, rritja e çmimeve rrit inflacionin, ul standardet e jetesës dhe e bën mjedisin jopopullor. Nëse qeveritë nuk e menaxhojnë më me kujdes tranzicionin e energjisë, atëherë kriza e sotme do të jetë e para nga shumë të tjera  që kërcënojnë lëvizjen vitale drejt një klime të qëndrueshme.

Burimi: The Economist


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë