Burimet alternative të energjisë nga panelet diellore dhe centralet fotovoltaike lundruese janë një rrugë e re për të krijuar siguri dhe rezerva energjetike. Interesi për instalimin e impianteve fotovoltaike për vetëprodhim apo qëllime tregtimi të energjisë mbetet i lartë edhe këtë vit.
Bordi i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike njofton nisjen e procedurës për licencimin e kompanive “Fu-Gen”dhe 5GX Energy”, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centralet fotovoltaike.
Bordi vendosi të nisë procedurën për licencimin e shoqërisë “Fu-Gen” shpk, në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike, nga centrali fotovoltaik me kapacitet të instaluar 2 MW, në njësinë administrative Topojë, në Fier.
Gjithashtu, vendosi nisjen e procedurës edhe për shoqërinë “5GX Energy për ndërtimin e centralit fotovoltaik me kapacitet të instaluar 10 MW, në fshatin Allprenaj, të njësisë administrative Golem, bashkia Lushnje.
Bordi i ERE-s nisi procedurën edhe për licencimin e shoqërisë “5GX Energy”, në veprimtarinë e tregtimit të energjisë elektrike./ata
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.