Futboll

Enea Mihaj lë Greqinë, mbrojtësi kuqezi firmos në Portugali

Gazeta Si – Një tjetër lojtar i Kombëtares ka ndërruar skuadër këtë merkato vere. Enea Mihaj ka lënë Greqinë dhe PAOK-un, për t’u transferuar në Portugali.

Mbrojtësi shqiptar është prezantuar sot te skuadra e tij e re, Famaliçao. Një lëvizje disi e papritur kjo për Mihajn, edhe pse ai ka pasur hapësira të pakta në radhët e PAOK-ut.

Mihaj ka dashur të ndërrojë ambient dhe tani i mbetet të tregojë vlerat e tij në kampionatin portugez. Skuadra e re e mbrojtësit shqiptar zuri vendin e tetë në kampionatin elitar portugez sezonin e fundit.

Enea Mihaj është grumbulluar vazhdimisht në Kombëtare dhe në disa ndeshje është aktivizuar. Pritmshmëritë për mbrojtësin 24-vjeçar janë të mëdha dhe ndoshta kalimi në Portugali mund t’i bëjë mirë atij.

Enea Mihaj në një grumbullim kuqezi. Gazeta Si, 15 gusht 2022

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë