Futboll

Ëndrra për në Botëror, Dardanët duan historinë në Prishtinë

Gazeta Si – Kosova pret Turqinë në “Stadiumin Fadil Vokrri”, në Finalen e playoff-it të zonës UEFA-s, për një vend në “Kupën e Botës 2026”.

Vendasit mposhtën Sllovakinë 4-3 në gjysmëfinale, ndërsa miqtë eleminuan Rumaninë në përballjen e tyre.

Kosova zhvilloi një fushatë eleminatoresh pozitive për Kupën e Botës, duke përfunduar në vendin e dytë përpara Suedisë dhe Sllovenisë në grupin B. Skuadra e Franco Foda-s rregjistroi 3 fitore, 1 barazim dhe vetëm 1 humbje – atë 4-0 ndaj Zvicrës në ndeshjen e parë në grup.

Humbje që e vendosi Kosovën 3 pikë pas vendit të parë, duke e detyruar të kërkojë kualifikimin përmes playoff-it. E shortuar kundër Sllovakisë në ½ finale, Kosova siguroi një fitore dramatike 4-3, që do të thotë se “Dardanët” janë tani vetëm një fitore larg kualifikimit historik për herë të parë në Kupën e Botës.

Dardanët që më 13 Maj mbushin 10 vite anëtarësim në FIFA, do të përballen me Turqinë në Finalen e playoff-it, pasi skuadra e Vincenzo Montella-s fitoi 1-0 ndaj Rumanisë në ½ finale, me golin e Ferdi Kadioglu.

Edhe Turqia humbi vetëm 1 ndeshje në grupin e saj kualifikues për Kupën e Botës –  atë 6-0 ndaj Spanjës në ndeshjen e 2 në grupin E. Në ndeshjet e tjera, 4 fitore dhe 1 barazim mjaftuan për një vend të dytë komod, me një diferencë prej 10 pikësh ndaj Gjeorgjisë së vendit të tretë.

Turqia synon t’i japë fund mungesës në 5 turne të Kupës së Botës, pasi hera e fundit që mori pjesë ishte viti 2002, kur mundi Korenë e Jugut në ndeshjen për vendin e 3/4. Turqia ka fituar të tre përballjet e fundit ndaj dardanëve, 4-1 takimi i fundit në Qershor 2017.

Fituesi i së martës do t’i bashkohet Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Paraguajit në grupin D të “Kupës së Botës 2026”. Kapiteni Vedat Muriqi pritet të luajë në sulm përkrah Fisnik Asllanit, ndërsa Mërgim Vojvoda dhe Dion Gallapeni do të mbulojnë krahët.

Sa i përket Turqisë, kapiteni Hakan Çalhanoğlu është në pikëpyetje për shkak të një dëmtimi në pulpë pas ndeshjes me Rumaninë.

Kadioglu, i cili shënoi golin e fitores në ½ finale, pritet të rrjeshtohet në mbrojtje së bashku me një kuartet të pandryshuar që përfshin Mert Müldür, Samet Akaydin dhe Abdülkerim Bardakci.

Kosova në eleminatoret për Kupën e Botës: F B F F B F

Formacioni i mundshëm: Muric; Vojvoda, Dellova, Hajrizi, Hajdari, Gallapeni; Hodza, Rexhbecaj, Muslija; Asllani, Muriqi.

Trajner: Franco Foda

Turqia në eleminatoret për Kupën e Botës: H F F F B F

Formacioni i mundshëm: Cakir; Muldur, Akaydin, Bardakci, Kadioglu; Yuksek, Calhanoglu; Yilmaz, Guler, Yildiz; Akturkoglu

Trajner: Vincenzo Montella


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë