Gazeta Si – Dikush në Uimbëlldon duket se ka harruar që Endi Mërrei është britaniku i parë që e ka fituar këtë Slam 77 vjet pas Fred Perrit. Kjo është akuza e familjes së tenistit, e rebeluar pasi ka parë posterin zyrtar të turneut të 2023-shit, i publikuar në kanalet sociale të All England Club.
Në poster shfaqen të gjithë të mëdhenjtë e tenisit botëror, kurse Mërrei, dy herë fitues në Uimbëlldon dhe i medaljes olimpike në Londër, mungon.
Me mbishkrimin “Gjenerata e ardhshme e kampionëve”, dyshja e të rinjve Janik Siner-Karlos Alkaraz, – asnjëri prej tyre nuk ka pasur ende impakt në këtë turne, – është në plan të parë të posterit. Pas tyre një skuadër kampionësh dhe rivalësh, mes të cilëve Roxher Federer, Novak Gjokoviç, Rafael Nadal, Bjorn Borg, Xhon MekEnro, Kris Evert, Martina Navratilova, Serena dhe Venus Uilliams.
Daja i Mërreit, Niall Erskine, ka shkruar poshtë posterit të postuar në Tuiter: “E frikshme, të gjithë tenistët në linjën e parë, kurse britaniku juaj historik nuk duket në asnjë vend. Duhet t’ju vijë turp nga vetja”.
Xhimi Mërrai, vëllai i tenistit, ka reguar për postimin e Uimbëlldonit në Instagram, ku shkruan: “Ku është Endi Mërrei? Kanë folur për 10 vjet për ‘Big 4’, deri sa Endi ishte numri 1 në botë”.
Tenisti brfitanik po përgatitet me besim për rikthimin në Uimbëlldon. “Nëse luaj si në bar, mund të eliminoj shumë lojtarë”, – ka deklaruar Mërrei, që kishte fituar dy ‘Challenger’ në këtë terren. Pas operacioni ai nuk është më lojtari i dikurshëm, por familja kërkon që meritat t’i njihen. Grant Gruenhaupt, autori i posterit, ka thënë se do të ketë edhe imazhe të tjera deri në fillimin e turneut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.