Futboll

Enco Fernandez vlen 120 mln euro, Benfika vë çmimin për zbulimin e Botërorit

Gazeta Si – Ishte zbulimi i Botërorit të Katarit, ku fitoi Argjentina e tij. Protagonist në formacionin e trajnerit Skaloni, duke merituar edhe çmimin e lojtarit të ri më të mirë të kompeticionit. Enco Fernnadez është një lojtar i lakmuar nga të gjithë tashmë.

Mesfushori i Benfikës po ndiqet nga klubet më të mëdha të Europës. Është një lojtar me kualitet dhe moshë të re, ndaj dhe të gjithë duan ta rrëmbejnë, duke ia rritur vlerën ndjeshëm. Klubi portugez ndërkohë ka bërë me dije se nuk e lëshon argjentinasin për më pak se 120 milionë euro.

Fernandez puth trofeun e Kupës së Botës. Gazeta Si, 23 dhjetor 2022

Sipas ‘TycSports’, Benfika ka refuzuar ofertën e parë të Liverpulit prej rreth 100 milionë eurosh. Ankandi për Fernandez është i hapur dhe e sigurt është se shumë shpejt ai do të ndërrojë kampionat. Me shumë mundësi, e ardhmja e tij do të jetë në Premier Ligë, kampionati me klubet më të pasura, që janë gati të bëjnë çmenduri për yllin e ri argjentinas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë